Prodi: Shqipëria të pranohet në BE para 2020-ës

Shqipëria

Prodi: Shqipëria të pranohet në BE para 2020-ës

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:34

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka deklaruar të martën se integrimi i Shqipërisë në BE duhet të bëhet para vitit 2020. Gjatë një vizite në Tiranë, Prodi theksoi se vendit do i jepet stabilitet ekonomik me hyrjen në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, askush nuk investon në Shqipëri nëse vendi nuk bëhet pjesë e BE-se. Më tej Prodi theksoi se një tjetër problem janë pakicat kombëtare dhe se ky problem duhet kapërcyer, transmetojnë mediat në Tiranë.

Sa i përket incidentit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, Prodi theksoi se klasa politike duhet të ketë ndryshim perspektivash.

Sipas tij, provokime do ketë edhe në të ardhmen por ato duhet të mbahen nën kontroll.

Prodi theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të ndodhë pa tensione.

“Do ketë provokime edhe në të ardhmen por ato duhet të mbahen nën kontroll. Procesi drejt BE-se duhet të ndodhë pa tensione”, u shpreh ish-kryeministri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat