Lufta kundër drogës, ministri spanjoll përgëzon Tahirin

Shqipëria

Lufta kundër drogës, ministri spanjoll përgëzon Tahirin

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 10:09

Ministri i Punëve të brendshme i Spanjës Jorge Fernandez Diaz, ka përgëzuar homologun e tij shqiptar, Saimir Tahirin, për sukseset e arritura dhe përparimet e bëra në luftën kundër narkotrafikimit si dhe për heqjen e Shqipërisë nga lista e vendeve të origjinës së trafikut të narkotikëve.

“Shifrat janë shumë pozitive, si për vendin tuaj ashtu edhe për Bashkimin Evropian dhe jam i bindur që i përgjigjen një pune të strukturuar, serioze dhe këmbëngulëse, në një sektor kaq të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e një vendi”, thuhet në një letër që ministri i Brendshëm i Spanjës, i ka dërguar ministrit Tahiri.

Ndërsa thekson se për Spanjën lufta kundër trafikut të drogave është një prioritet, ministri Jorge Fernandez Diaz, përgëzon Tahirin si dhe qeverinë shqiptare “për shifrat e jashtëzakonshme të konfiskimeve, arrestimeve dhe gjyqeve që rezultojnë me dënime, fryt i operacioneve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit Shqiptar”. Ministri spanjoll e mbyll letrën e tij duke shprehur dëshirën për t’u takuar personalisht me ministrin Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat