Anija më e famshme në botë "Queen Elizabeth" viziton bregdetin shqiptar

Shqipëria

Anija më e famshme në botë "Queen Elizabeth" viziton bregdetin shqiptar

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 09:39

Anija më e famshme në botë, "Queen Elizabeth", e cila është përuruar nga Mbretëresha Elizabet 4 vite më parë, ka vizituar për herë të parë Shqipërinë. Anija e kompanisë britanike Cunard vjen në portin e Sarandës dhe pasagjerët do të vizitojnë kryesisht rrënojat Antike të Butrintit si dhe qytetin e Sarandës. Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën me dije se pas disa muajsh bisedimesh me kompaninë Cunard ka bërë të mundur këtë vizitë të rrallë të një prej anijeve më të famshme në botë. E ndërtuar vetëm disa vite më parë anija ultramoderne “Queen Elizabeth”, e cila mban 2000 pasagjerë ka zëvendësuar të famshmen anije “Queen Elizabeth 1″ dhe shërben si një kruaziere luksoze transoqeanike. Kruazieri transoqeanik, Queen Elizabeth, do të qëndrojë vetëm një ditë në portin e Sarandës dhe do të largohet në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat