Edi Rama: E sajuan vëllain tim si hero të rremë të Ballkanit

Shqipëria

Edi Rama: E sajuan vëllain tim si hero të rremë të Ballkanit

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 20:17

Ata që u lutën për anulimin e vizitës gabojnë. Anulimi i vizitës nuk do ishte përgjigja e duhur. Shqipëria do të ishte humbësja më e madhe si investitorja dhe nga ana tjetër si kontributorja e Evropës së Frikës.Por unë mbroj Europën e Shpresës. Çfarë pasojash do të kishte një Ballkan pa Evropën e Shpresës. Një Ballkan që do të ndihej i tepërt dhe pa të ardhmen mes një Evrope të mbyllur në vete. Ndërsa rreket të bëhet pjesë e BE-së. Thonë se mos anulimin e vizitës e ka imponuar Brukseli, ka imponuar shumë, por jo këtë. Ashtu siç nuk na ka imponuar thirrjet e duam Shqipërinë si gjithë Europa, MSA-në, ashtu siç nuk na e ka imponuar Brukseli, që mezi na e dha statusin kandidat. - u shpreh kryeministri Rama

Ndërsa më pas ai thekson se askush nga Brukseli nuk e ka telefonuar për t’i kërkuar që të mos anullojë vizitën.

“Çfarë Evropianësh jemi ne nëse qenia jonë ndryshon strategji për shkak të një ndeshjeje futbolli, apo për shkak të një politike nga ana tjetër që ka humbur mendjen nën trysninë e huliganëve. Askush nuk më ka marrë në tel mua që të më thotë mos anulo vizitën. Nuk na bën evropian askush tjetër përveç vetvetes. Shqipëria Evropiane është ajo vizitoi Papa dhe që u prit nga Shqiptarë të krishterë e myslimanë që mbushën sheshin pa zbardhur dita.” –theksoi Rama.

Duke u ndalur tek rëndësia e procesit të integrimit, kryeministri Rama tha se kjo strategji drejt BE-së nuk duhet të ndryshojë për shkak të një ndeshje futbolli.

Rama: Evropa e frikës ka shumë armë, ka mbrojtur Evropën e Shpresës
Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Konferencën për Partnershipin Shqipëri-Itali, ka kujtuar faktin se është përballur me Evropën e Frikës, ndërsa thekson se ka mbrojtur Evropën e Shpresës.

“Besoj se Evropa e Frikës ka shumë pamje dhe shumë armë. Unë mund të them se i kam parë vetë nga afër disa prej tyre. Si shqiptar dhe si Ballkanas jam ndjerë fort i sëkëlldisur ku kam mbrojtur si evropian Evropën e Shpresës. Shqiptarë dhe Ballkanas për Evropën e Humbur vështirë se gjen edhe në zonat më të humbura.”-theksoi Rama.
Më tej ai nënvizoi se shqiptarëve iu është mbyllur dera e Europës më shumë se kujtdo populli tjetër. “Aq sa edhe me opozitën kemi pikëpamje të ndryshme për numrin, por kemi pikëpamje të njëjtë se kemi numrin më të lartë të refuzimeve.”- tha Rama.

Rama: Evropa e Shpresës ka sjellë vitin e parë të paqes në Ballkan
Sipas Ramës projekti i Evropës së Shpresës ka bërë mrekullinë e një Ballkani në paqe. Ndërsa ka folur edhe për incidentin e të ndeshjes, ku theksoj se nëse nuk do të ishte ky projekt nuk do të përfundonte me një komunikim mes dy kryeminitave.

“Do të doja të kishte të pranishëm edhe pjesë të të tremburve. Nuk e kam fjalën vetëm për italianët. Projekti i Evropës së shpresës ka bërë mrekullinë e një Ballkani në paqe. Pikërisht në 100 vjetorin e Luftës së parë ky rajon përjeton vitin e parë pa asnjë konflikt. Jemi mbledhur në Berlin se si mund ta kthejmë këtë paqe në një paqe ku mund ta jetosh. Pa Evropën e shpresës nuk do të kishte sjellë sot vitin e parë të paqes. Pa evropën e shpresës As ngatërresa e përçartjes së huliganëve që vazhdoi me përçartjen e politikanëve dhe nuk do të kishte përfunduar me një komunikim mes dy kryeministrave që do takohen pas 68 vjetësh. Çfarë pasojash do të kishte një Ballkan pa Evropën e Shpresës. Një Ballkan që do të ndihej i tepërt dhe i pa të ardhmen mes një Evrope të mbyllur në vete.

Rama: Përballë Italisë, të valëviten flamujt qoftë edhe me drone
Kryeministri Rama gjatë ndeshjes ka përmendur edhe faktin se më 18 nënto kombëtarja jonë e futbollit do të luajë përballë Italisë. Ku sipas tij shqiptarët do të kenë mundësinë që të valëvisin flamujt e tyre qoftë edhe me drone, duke shtuar më pas me shaka se në gjermani po shiten me emrin drone shqiptar.

“Pas më pak se 1 muaji më në fund Shqipëria do të luaj me Italinë. Shumë shqiptarë do të shkojnë me flamuj dhe me dromët e tyre që kanë filluar të shiten nga 5 euro.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat