Christopher Murphy për takimin Rama-Vuçiç

Shqipëria

Christopher Murphy për takimin Rama-Vuçiç

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 19:09

Sipas Kryetarit te nënkomisionit për Çështjet Europiane pranë Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan Christopher Murphy, simbolika e takimit mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij Serb, Aleksander Vuçiç ne kete moment eshte me e rendesishme se kurre.
“Kam shpresë se të dy udhëheqësit do të shtrëngojnë durat me njëri tjetrin dhe do ta bajnë të qartë se vetëm një incident dhe huliganizmi në një ndeshje futbolli nuk mund të pengojë procesin e gjatë të pajtimit mes fqinjëve. Unë e di se kryeministri po e pret me padurim këtë vizitë. Pata mundësinë të takojë dhe kryeministrin Vuçiç. Dhe di se dhe ai e priste me padurim atë. Ka shumë më tepër për t’u bërë për marrëdhëniet e fqinjësisë në këtë rajon. Do t’ua lë kryeministrave Rama dhe Vuçiç të vlerësojnë detajet e këtij takimi. Por ky është një moment i rëndësishëm, veçanërisht i rëndësishëm, për të dy udhëheqësit”, u shpreh senatori amerikan.
Per Murphy,ne raste te tilla incidentesh, si ai i fundit ne stadiumin e partizanit ne Beograd,udheheqesve u takon qe te ulen dhe te diskutojne,ne tentative per ti zgjidhur mosmarreveshjet me komunikim e duke u privuar ngha dhuna dhe provokimet.
Simbolika e ketij takimi eshte sot me e rendesishme se kurre –theksoi senatori amerikan.
Pas takimeve me perfaqesuesit e larte te shtetit dhe politikes shqiptare, Christopher Murphy tha se Shqiperise i mbeten shume ceshtje per tu zgjidhur dhe reform ape rtu aplikuar.
“Është e qartë se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm reforma dhe ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur. Në krye të listës është mungesa e vazhdueshme e besimit që shumë sipërmarrje të huaja, veçanërisht amerikane, kanë ndaj shtetit ligjor këtu në Shqipëri. Por është e qartë se vendi po ecën në drejtimin e duhur dhe mund ta dëgjoni këtë edhe nga drejtues të grupeve të shoqërisë civile. Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara. Por ka edhe shumë vende të tjera në rajon, Shqipëria nuk është e vetmja, që ka probleme me korrupsionin dhe me shtetin ligjor”, tha ai.
I pyetur per nje opinion ne marrëdheniet Serbi-Kosove, senatori Murphy u shpreh:
“Duhet ende përparim në vendosjen e dialogut. Ka entuziazëm në të dy kryeqytetet për të bërë përpara me këto marëveshje dhe për të diskutuar marëveshjet e ardhshme. Për momentin është e vështirë që të zbatohet menjëherë marrëveshja e Brukselit, pa një qeveri në Kosovë. Mungesa e qeverisë në Kosovë nuk është një arsye që Beogradi të rri duarkryq. Ka disa hapa që mund të ndërmerren nga Beogradi për të zbatuar disa pjesë të asaj marrëveshje. Por detaji më i rëndësishëm për të vazhduar më tej marrëdhëniet e normalizuara mes Kosovës dhe Serbisë është që partitë politike në Kosovë të lenë menjanë paragjykimet e tyre politike dhe të ndërtojnë së bashku një qeveri të re.”
Senatori Christopher Murphy rikujtoi se po behen perpjekje te vazhdueshme per normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kombe që së bashku po i afrohen BE-së dhe NATO-s, dhe ekonomitë janë në zgjerim e sipër. Ai shtoi se Ballkani, vecanerisht pjesa perendimore e tij, ka nevojë per prani aktive te Shteteve te Bashkuara, me shume vememdje dhe nga Departmaneti Amerikan i Shtetit dhe Shtepia e Bardhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat