Shqipëria do të ketë strukturën antiterror, ndër më të mëdhatë në rajon, duke i dhënë një vëmendje te madhe luftës kundër terrorizmit në përgjithësi dhe parandalimit të rekrutimeve nga Shqipëria të luftëtarëve të ushtrisë së xhihadistëve të shtetit Islamik ISIS.
Një rikompozim i Drejtorisë se Antiterrorit e ka çuar ne 104 efektive nga 15 te tille qe kane qene pjese e kësaj strukture ne 20 vitet e kaluara. Një urdhër i dale nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ngritur një strukture antiterror, e cila i pershtatet te gjitha vendeve euroatlantike. Parimi i përgjithshëm edhe i shteteve te mëdha evropianë, gjej, fikso, godit, do te jete parimi edhe i policisë shqiptare.
Top Channel ka siguruar nje kopje te ketij urdheri i dale para pak ditesh. Ne relacionin e tij thuhet se, Drejtoria Antiterror u ngrit pas vlerësimit te situatës ne vend, rajon e me tej, si dhe faktin qe Shqipëria është nje pjesëmarrëse ne koalicionin ndërkombëtar antiterror.
Ne përpunimet e fundit te informacioneve qe janë bere nga ekspertet e Policisë Shqiptare ne terren konstatohet sipas tyre një tendence gjithmonë e ne rritje te radikalizmit me theks fetar, nacional, etnik e politik.
Nje nga detyrat imediate qe i del perpara kesaj strukture mbetet fakti per frenimin e te rinjve shqiptare per t`u bashkangjitur forcave te ISIS. Ndalimi i rekrutimeve si edhe arrestimi i qe pergatisin luftetare per ISIS mbetet detyre prioritare e kesaj strukture se ciles i eshte 8-fishuar numri.
Por edhe shperthimet me eksploziv, te klasifikuara si akte terroriste do te jene gjithashtu objekt i punes se kesaj Drejtorie te re. Per te permiresuar cilesisht - thote relacioni - hetimin e akteve terroriste, u pa e udhes te rikompozohet krejt struktura ne Drejtori, duke e rritur numrin e saj ne 104.
Bashkë me krijimin e Drejtorise Antiterror, do të ngrihet një sistem i sigurt transmetimi informacioni për hetimin e akteve terroriste. Gjithashtu do të ketë identifikim përmes metodave analitike të situatës së grupeve kriminale.
Drejtoria Antiterror do të ketë varësi direkte nga Drejtori i Policisë dhe për shkak të specifikës nuk do të ketë seli në godinën aktuale të Policisë. Drejtoria do të jetë e shtrirë në 12 qarqet e Policisë, ku përqëndrimi më i madh do të jetë në Tiranë.