Al Xhazira reportazh për sulmet ndaj shqiptarëve në Serbi

Shqipëria

Al Xhazira reportazh për sulmet ndaj shqiptarëve në Serbi

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 13:02

Al Xhazira ka realizuar nje reportazh të shkurtër per gjendjen qe po përjetojnë shqiptarët në Serbi. Kjo për shkak të sulmeve që kanë nisur kundër tyre dhe binezeseve që drejtojnë, incidente që pasuan ndeshjen e javës së kaluar Serbi Shqipëri.

Me koktejl Molotov u sulmua dera e një xhamie në Suboticë. Si pasojë e sulmit pati vetëm dëme materiale. Tashmë, xhamia është e mbrojtur nga forcat e sigurisë, thotë kryebashkiaku i Suboticës, Jene Maglai.

Kryebashkiaku i Suboticës: "Nuk do të tolerojmë që cilido qytetar i Suboticës të ndihet i pasigurt, pavarësisht se kujt feje apo etnike i përket. Kjo që ka ndodhur është një ngjarje e trishtuar dhe shumë e rrezikshme për bashkësinë tonë që është multietnike".

Imami i xhamisë: "Ndihemi të rrezikuar. Këto ngjarje nuk duhet lejuar që të ndodhin dhe as të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur".
Një tjetër ngjarje e rëndë është sulmi ndaj një pastiçerie në Novi Sad që ka pronar një shqiptar. Ka 60 vjet që kjo pastiçeri ndodhet këtu, por është hera e parë që ndodh.

Arsllan Rashiti: "Pastiçeria është sulmuar me gurë dhe ka pësuar dëme. Nuk kemi pasur konflikte, ndaj nuk mund të dyshojmë se kush mund ta ketë bërë këtë gjë. Jemi të habitur".

Reagon edhe kryebashkiaku i Novi Sadit, Millosh Vuçetiç.
Kryebashkiaku i Novi Sadit: "Nuk do të lejojmë që individë të caktuar të hedhin baltë mbi Serbinë dhe Novi Sadin. Do të reagojmë shumë shpejt për t'i gjetur".
Kryebashkiaku i Novi Sadit takoi pas ngjarjes shefin e policisë për Serbinë për të mësuar se çfarë masash po merren.
Milorad Veljoviç, Drejtori i policisë së Serbisë: "Duhet sa më parë të zbulojmë dhe të vendosim në pranga autorët. Kjo nuk është gjë e mirë as për policinë dhe as për shtetin dhe shteti duhet të japë një mesazh të qartë: Këta njerëz nuk do të mundet të bëjnë vepra të tilla".
Policia njofton ka arrestuar një 18-vjeçar që dyshohet për sulmin ndaj një pastiçerie shqiptare në Beçej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat