Shpërndahet kësti i dytë për ish-të dënuarit politikë

Shqipëria

Shpërndahet kësti i dytë për ish-të dënuarit politikë

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 08:54

Fillon shpërndarja e këstit të dytë për përfituesit e kategorisë së parë që janë gjallë të ish – të dënuarve politike të komunizmit. Ministria e Financave ka shpallur dy lista, ku e para është numri i dosjeve që po trajtohen, kurse e dyta paraqet personat përfitues prej 295 vetë, të cilët do të marrin këstin e dyte, sipas ndryshimeve te fundit ligjore. Vetë zyra e shtypi të ministrisë së Financave deklaron se kjo ministri po vijon me intensitet procesin e dëmshpërblimit për të dënuarit dhe përndjekurit politikë. Me hyrjen në fuqi në datën 14/09/2014 të ligjit nr.94/2014 dt.24.7.2014, “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9831, DT. 12/11/2007 “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, I NDRYSHUAR, njoftojmë të gjithë të interesuarit mbi dokumentet e nevojshme që duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave të grupuara sipas kategorive të përshkruara në ligj:

I.Për kategorinë e parë me prioritet, “gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës” Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

II. Për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë” Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

III. Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda” a.Raport mjeko- ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithësecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga: KEMCAP (KEMP-i epror) b.Raport mjeko ligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuar nga: Qendra Shëndetësore Universitare “ Nënë Tereza” Qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi” Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda; territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

IV.Për kategorinë e katërt me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç” Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur; Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur; Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

V.Për kategorinë e pestë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç” Certifikatë vdekje të personit ish të dënuar; Certifikatë personale e të miturit/ miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish të dënuar që nuk jeton më; Certifikatë familjare të ish të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur; Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor; Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më; Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit.

VI. Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç” Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit; Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

SHËNIM: Dokumentet e kërkuara duhet të futen në një zarf të bardhë ku në vend të dukshëm të shkruhet emri i ish të dënuarit që përfiton dëmshpërblimin dhe numri i dosjes. Dokumentet mund të dorëzohen dorazi pranë zyrave të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve ose mund të postohen në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesës së Dëmshpërblimeve, Tiranë.

Ligji përshpejton shpërndarjen

“Miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist, sipas planifikimit vjetor buxhetor dhe parimit të proporcionalitetit, në një raport prej 70 për qind për të gjitha subjektet përfituese parësore, të këtij vendimi, dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish - të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në kategorinë parësore. Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve parësore, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve të ish - të dënuarve politikë”. Më parë në këtë ka qenë vlera dysheme dhe tavan e tërheqjes së dëmshpërblimit. Ligji i mëparshëm parashikonte: “Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, do të ndahet, në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i vogël se 100 mijë lekë dhe jo më i madh se 1 milionë lekë.

Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve të ish të dënuarve politikë”. Ndryshim tjetër është fakti që ish-të dënuarit që i përkasin kategorisë së parë të përfituesve, (jo trashëgimtarët dhe ata që janë nën 75 vjeç), nuk do të presin radhën kur të përfundojnë të dëmshpërblehet dhe trashëgimtari i fundit, pas përfundimit të kategorisë respektive. Në vendim thuhet: “Kësti pasardhës për kategorinë parësore përcaktohet me urdhër të ministrit të Financave, pas raportimit të drejtorisë përkatëse të dëmshpërblimit për ish - të përndjekurit politikë”. Risia tjetër është: “Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan këstet e dëmshpërblimit, për kategoritë parësore, sipas ligjit, me radhë përparësie. Me kryerjen e pagesës për të gjitha kategoritë parësore, brenda këstit, fillon pagesa e këstit pasardhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat