Në Tiranë u protestua kundër vizitës së Edi Rama në Beograd

Shqipëria

Në Tiranë u protestua kundër vizitës së Edi Rama në Beograd

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 20:52

TIRANE : Në një konference të përbashkët për shtyp para selisë së Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë në Tiranë, Partia Legalitetit së bashku me z. Kreshnik Spahiu (Kryetar i Aleanca Kuq e Zi), z. Artur Roshi (Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat), z. Fatmir Hoxha (Kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re) dhe z. Besim Ndregjoni (Kryetar i Unionit Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve Politikë) shprehën njëzëri qëndrimin se kryeministri i vendit NUK duhet të shkojë ne Beograd.

Në fjalën tij Kryetar i PLL zoti Sulejman Gjana ka theksuar se jemi kundër kësaj vizite për aq kohë sa:

- Serbia nuk ka njohur zyrtarisht dhe shprehur ndjesë publike për genocidin që i ka shkaktuar popullit Shqiptar ndër vite e dekada.

- Serbia shpreh një qëndrim denigrues dhe ofendues kundër shtetit Shqiptar duke lënë në dyshim pritjen zyrtare e z. Edi Rama nga homologu i vet serb dhe duke krijuar nje precedent në diplomaci dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit tonë.

- Shtetit Shqiptar nuk ka bërë publike axhendën e bisedimeve që do të zhvillohen në Beograd dhe pikat e rendit të ditës të takimit Rama-Vuçiç.

Në përfundim të kësaj proteste liderit e saj kan dalë me një qëndrim të përbashkët, ku ata u shprehën se populli shqiptar nuk mund të pranojë turpin e një vizite të z. Rama në Beograd, në kushtet aktuale !!!/B.S/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat