Senatori amerikan:I kërkova Vuçiç të pranojë vizitën e Ramës

Shqipëria

Senatori amerikan:I kërkova Vuçiç të pranojë vizitën e Ramës

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 17:12

SHBA edhe njëherë ka bërë thirrje se Beogradi duhet të pranojë vizitën e kryeministrit Edi Rama në 22 tetor.

SHBA edhe njëherë ka bërë thirrje se Beogradi duhet të pranojë vizitën e kryeministrit Edi Rama në 22 tetor. Senatori amerikan Chris Murphy pas përmbylljes së vizitës në Shqipëri ka theksuar se duhet lënë mënjanë huliganizmi në futboll dhe dy vendet të vazhdojë marrëdhëniet mes tyre.

“Isha në Beograd ditën e ndeshjes. Besoj se nuk duhet ta lëmë huliganizmin e futbollin të hyje mes marrëdhënieve. Këtë mesazh ia kam përcjellë edhe Vuçiç dhe shpresoj që nesër ai ta rikonfirmojë ftesën për kryeministrin Rama” deklaroi Murphy.

Sa i përket Shqipërisë zyrtari amerikan tha se është i frymëzuar nga takimet.

“Kam një ndjesi optimizmi nga kjo tryezë e sotme për të punuar me qeverinë. Kam patur kënaqësinë të dëgjoj përkushtimin e qeverisë për përfshirjen e grupeve civile për të bashkëpunuar. Mendova se ishte e rëndësishme të vizitoj Shqipërinë sot. Nga shteti nga vij, kemi mbështetje nga komuniteti shqiptar. Jam i kënaqur nga puna që bën ambasada e SHBA-ve këtu. SHBA nuk ka mik më të mire në botë se Shqipëria dhe shpresoj qe edhe ju gjithashtu, si për angazhimin në Afganistan që ju keni qëndruar përkrah nesh”, deklaroi Chris Murphy. Sipas tij Shqipëria po bëhet gati të hyjë në BE, dhe mbeten ende sfida për këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat