Ndeshja Serbi-Shqipëri, përleshje mes studentëve në Mal të Zi

Shqipëria

Ndeshja Serbi-Shqipëri, përleshje mes studentëve në Mal të Zi

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 09:52

Ndeshja Serbi-Shqipëri, veç festimeve, ka shkaktuar edhe incidente mes studentëve shqiptarë dhe malazezë pranë Podgoricës. Mediet vendase njoftuan se nga incidenti mes studentëve katër prej tyre u plagosën, një prej të cilëve mori ndihmë mjekësore.

Shqiptarët që jetojnë në Ulqin, Plavë dhe Tuz të Malit të Zi, dolën në rrugë mbrëmjen e 14 tetorit duke festuar për Shqipërinë.

Kjo erdhi pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri për shkak të reagimit të dhunshëm që solli prania e një flamuri të Shqipërisë Etnike. Flamuri tregonte hartën e Shqipërisë së Madhe, që përfshinte territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të katër vendeve fqinje, Kosovës dhe pjesë të tjera të Serbisë, pjesë të Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat