Tahiri: Zyra Shërbimi për shqetësimet e qytetarëve

Shqipëria

Tahiri: Zyra Shërbimi për shqetësimet e qytetarëve

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 16:04

Ka nisur sot ceremonia e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të Drejtorisë së Policisë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u shpreh se Zyrat e Shërbimit do të jenë elementi i parë i ndryshimit në funksionimin e Policisë së Shtetit, dhe këto do të operojnë përmes parimit “one stop shop”, për ofrimin e 75 lloj shërbimeve administrative.

Tahiri theksoi se këto zyra do të jenë të hapura 24 orë, në shërbim të qytetarëve, dhe do të ngrihen në çdo Drejtori Policie në vend. Një tjetër risi që nënvizoi ministri, është edhe fatura e denoncimit që do të marrë qytetari në momentin që bën denoncimin në zyrat e policisë, të cilat kanë edhe numrin unik të çështjes, që sipas ministrit do të krijojë lehtësira për qytetarin pasi procesi mund të kontrollohet që nga shtëpia.

“Zyrat e Shërbimit, janë hapi i parë drejt ndryshimit rrënjësor të Policisë. Ato eliminojnë burokracitë e panevojshme pasi operojnë sipas parimit “one stop shop”. Përmes këtij parimi do të mund të ofrohen 75 lloj shërbimesh administrative. Deri dje kjo kishte burokraci, korrupsion. Nga sot hapja e “one stop shopit”, qytetari e merr shërbimin si në rrethe ashtu edhe në kryeqytete, pa u detyruar të kontaktojë me shumë njerëz, duke u paraqitur para Drejtorisë së Policisë. Shpesh qytetarët janë paraqitur për problemet e tyre, dhe u janë thënë se policia ka halle më të mëdha. Nga sot qytetari nuk do të paraqitet tek një roje, por tek këto zyra që do të jenë të hapura 24 orë në 24. Gjithashtu qytetari do të marrë faturën e denoncimit, e cila ka numrin unik të çështjes, dhe që mund të kontrollohet edhe nga shtëpia me internet. Në këtë mënyrë evitohet mos efektiviteti i punës së policisë, por që garanton punën e policisë së shtetit, edhe fizikisht zyrat e shërbimit janë konceptuar të hapura, pasi policia do jetë siç duhet të jetë. Të tilla zyra do të hapen në çdo drejtori policie, për të ndërtuar polici moderne”, tha Tahiri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat