Basha: Shqipëria rënkon, Rama pështyn mllefe ndaj opozitës

Shqipëria

Basha: Shqipëria rënkon, Rama pështyn mllefe ndaj opozitës

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 14:21

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama, për monumentin e Kavajës, për të cilin tha se është një tallje për qytetarët e Kavajës, bërë nga politikanë të frymëzuar nga diktatura proletare, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Përmes postimit në rrjetin social Facebook, Basha akuzoi kreun e qeverisë, se në kushtet e një jetese gjithnjë e më të vështirë në vend, në lidhje me papunësinë, shëndetësinë apo energjinë, kryeministri “pështyn mllefe ndaj opozitës”.

“Shkatërrim, urrejtje, përbaltje! Kaq di Vajmedeti që shtyn ditët duke pështyrë mllefe dhe duke trashur zullumin. Ku jemi pyesin shqiptarët? Ku është shëndetësia falas, ulja e çmimit të energjisë, ulja e çmimit të mallrave të shportës, legalizimet falas, 300 mijë vendet e punës! Nuk ka vende të reja pune. Asnjë për be! Jetesa çdo ditë e më e vështirë. Mijëra burra e gra, të rinj e të reja në rrugë prej barbarisë së tij të paligjshme! Mijëra të tjerë i pret papunësia, pasiguria dhe varfëria, ekonomia rrokulliset. Tenderët e ilaçeve i griu korrupsioni qeveritar dhe mafia në pushtet. Çmimi i energjisë drejt rritjes. Taksat drejt rritjes së dytë. Droga derdhet lumë drejt fqinjëve. Policia dhe drejtësia japin llogari para trafikantëve dhe vrasësve me kostum parlamentar. Shqipëria rënkon. Vajmedeti krihet me furçet e vjetërsuara plot llum mëkatesh të reja e të vjetra!”, shkruan Basha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat