Basha: Shqipëria po zhytet në krizë ekonomike, Rama merret me gardhet dhe bahçet

Shqipëria

Basha: Shqipëria po zhytet në krizë ekonomike, Rama merret me gardhet dhe bahçet

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 11:11

Shqipëria gjdo ditë e më shumë po zhytet në krizën ekonomike, kurse kryeministri i vendit Edi Rama po merret me gardhet, bahçet e nuk po merret me problemet ekonomike. Kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i Parisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjithashtu, Basha ka thënë se prishjet selektive, klienteliste dhe pa paralajmërim të mijëra banesave dhe bizneseve nuk janë zgjidhja por fytyra e problemit.

“Nuk mund te gjesh ne boten demokratike nje kryeminister te vetem qe merret gjithe diten me gardhet,bahcet dhe vitrinat e dyqaneve dhe asnje minute me problemet ekonomike, papunesine, varferine, arsimin dhe shendetesine.
Prishjet selektive, klienteliste dhe pa paralajmerim te mijera banesave dhe bizneseve nuk jane zgjidhja por fytyra e problemit.
Shqiptaret po zhyten ne krize ekonomike, fuqia blerese po bie cdo dite, papunesia dhe varferia jane ulur kembekryq, ndersa gjeli krekoset maje plehut!”, ka thënë Basha. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat