Mblidhet Kuvendi, 10 projektligje në rendin e ditës

Shqipëria

Mblidhet Kuvendi, 10 projektligje në rendin e ditës

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 10:30

Kuvendi do të mbajë sot seancën e radhës plenare, e cila pritet të fillojë në orën 10:00. Në rendin e ditës do të jenë 10 ligje të rejë, ndër të cilët ai për “Për Urdhrin e Stomatologut në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji “Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas rendit të ditës, i pari Projektligj që do të diskutohet dhe do të kërkojë miratimin është ai “Për Avokatin e Popullit”e më pas, për “Urdhrin e Stomatologut në Republikën e Shqipërisë”; për “Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë”; për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”; “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”; Për mbrojtjen e tokës bujqësore”; “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Programin kuadër “Horizon 2020 – Programi për kërkim dhe inovacion; “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin në lidhje me një amendament të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar (Neni 3 BIS), të nënshkruar në Montreal, më 10 maj 1984; “Për fillimin e procedurave parlamentare për auditimin e veprimtarisë ekonomike të KLSH-së.

Në rendin e ditës janë dhe projektvendimet për miratimin e kandidaturës të propozuar për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të z.Arjan Salati si dhe për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Projektligjet do të diskutohen vetëm nga deputetët e maxhorancës, pasi opozita vijon të bojkotojë seancat plenare që prej muajit korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat