Shqipëria, 200 mijë euro ndihmë financiare për Serbinë dhe Bosnën

Shqipëria

Shqipëria, 200 mijë euro ndihmë financiare për Serbinë dhe Bosnën

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 22:15

Qeveria miratoi dhënien e ndihmës financiare prej 200 mijë euro për Qeveritë e Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj 2014. Vendimi parashikon që secilës qeveri t’i akordohet 100 mijë euro.
Në vendimin e Qeverisë përcaktohet se Ministrisë së Punëve të Jashtme, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, shpenzime korrente, për t’u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit maj 2014, në Bosnjë – Hercegovinë dhe Serbi.
Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat