Integrimi i të miturve të dënuar

Shqipëria

Integrimi i të miturve të dënuar

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 13:05

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Arsimore Rajonale Berat, në bashkëpunim me OSBE-në, për integrimin e të miturve të dënuar.

Ilir Qafa, Drejtori i Shërbimit të Provës, ka pohuar se përqindja e këtij kontingjenti në vendin tonë është e lartë dhe ka arritur në masën 15 % .

Drejtori i DAR-it në Berat, Selman Hodaj, tha se ky bashkëpunim duhet të sjellë integrimin e këtyre fëmijëve. Në Berat nga nëntori i vitit 2013 janë regjistruar 27 urdhra ekzekutimi për të mitur për vepra penale si: vjedhje, përdorim e shitje e lëndëve narkotike, mbajtje e armës pa leje etj.

Në vendin tonë janë të regjistruar 1685 të mitur gjatë 5 viteve të fundit, me masa të ndryshme dënimi, nga ai me punë në interes publik e deri te dënimet alternative. Shumica e këtyre të miturve kanë qenë me arsim 9-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat