Kolumbia e “falimentuar” e Shqipërisë

Shqipëria

Kolumbia e “falimentuar” e Shqipërisë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 09:18

Një kopsht jo më i gjerë se 20 metra katrorë brenda katër mureve të një shtëpie të vogël në qendër të Lazaratit, ishte mbjellë me disa rrënjë të qepëve, specave dhe lakrave.
Pronari i shtëpisë, një burrë rreth të dyzetave, hap me kujdes perden e lokalit të tij, në qendër të fshatit, pikërisht skaj lisit të njohur si “Rrapi”, për të treguar parcelën e mbjellë vonë me këto perime.

Dikur aty kishte të mbjellë diçka tjetër, sado që pronarit nuk ia thotë goja.

Një gomë e vjetër veture, që dikur përdorej si saksi për mbjelljen e kanabisit, kishte mbetur në qoshe të kopshtit të rrethuar, si relikt i kultivimit të hashashit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat