600 mijë dollarë për studentët e UBT-së

Shqipëria

600 mijë dollarë për studentët e UBT-së

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:57

Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Sllovenisë kanë nisur një projekt të përbashkët për mbështetjen e arsimimit profesional në Shqipëri. Projekti që kap shifrën 600 mijë euro për ndërtimin e një qendre arsimimi dhe trajnimi profesional për studentët shqiptarë, nisi sot në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT).

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Henry Jardine, ambasadori i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj dhe ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, mbajtën fjalën e rastit në ceremoninë që shënoi fillimin e projektit të përbashkët slloveno-amerikan.

Investimi do të zbatohet nga USAID, Qendra Sllovene për Bashkëpunim për Zhvillim Ndërkombëtar dhe UBT, të cilët firmosën marrëveshjen e partneritetit.

Projekti përfshin ngritjen e një ndërtese të re pranë UBT-së, që do të ketë të gjitha pajisjet e nevojshme për të mundësuar trajnim praktik, të fokusuar drejt tregut dhe shërbime laboratorike për veterinerët dhe studentët e veterinarisë.

Qendra e re gjithashtu do të ketë kapacitetet për të kryer analiza të cilësisë dhe të sigurisë së ushqimit, si dhe do jetë kontribuuese e rëndësishme për rritjen e ekselencës dhe për nxitjen e punësimit në sektorin bujqësor në Shqipëri dhe në të ardhmen edhe në Evropën Juglindore. Qendra synohet të vihet në funksion në verën e vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat