Tërmeti në Belsh

Shqipëria

Tërmeti në Belsh

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:47

E quajne lajthitje, por kush kundershton perfundon ne polici.
Banoret ne Belsh nuk mund te riparojne shtepite e prishuara nga termeti.
Pervecse nuk moren asnje ndihme per demet, iu duhet te perballen me forcat e policise te cilet nuk lejojne rikonstruktimin e banesave. Gjithçka ka lidhje me deklarimin e Kryeministrit për ndalimin e ndërtimeve deri në zgjedhjet vendore.
Kryebashkiaku i Belshit sqaron se në këtë rast nuk bëhet fjalë për banesa të reja por për restaurim të banesave të vjetra ndaj është e pakuptimtë që banorët të pengohen në riparimin e shtëpive.
Tërmeti i 19 majit dëmtoi 400 banesa. Por ne kushtet qe nuk u lejohet as te ndreqin nje mur, ka shume gjasa qe keto familje te kalojne dimrin jashte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat