Fullani, rekurs në Gjykatën e lartë për masën e sigurisë

Shqipëria

Fullani, rekurs në Gjykatën e lartë për masën e sigurisë

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:02

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka kërkuar rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, në një masë më lehtësuese.

Sipas burimeve nga Gjykata e Lartë, Fullani pretendon se është i pafajshëm dhe nuk është dakord me masën e sigurisë që Gjykata e Apelit vendosi ndaj tij. Ish-guvernatori ndodhet në arrest shtëpie që prej 24 ditësh, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i ndryshoi masën nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

Ndërkohë pritet që edhe Prokuroria të bëjë rekurs për masën e dhënë ndaj tij nga ana e Apelit, për të kërkuar rikthimin e tij në burg. Fullani akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë. Ai u arrestua në datën 5 shtator pranë ambienteve të Bankës.

Dy ditë më parë edhe ish-kryeinspektorja e BSH-së Elivar Golemi, e cila prej 23 ditësh mbahet në qelinë paraburgimit të burgut 313, iu drejtua Gjykatës së Lartë me kërkesën për të shpallur të pavlefshme dy vendimet e gjykatave të shkallëve më të ulëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat