Ristani: Tek i raportoja Komisionierit, Rama më fyente pas shpine

Shqipëria

Ristani: Tek i raportoja Komisionierit, Rama më fyente pas shpine

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 13:03

Pas incidentit që ka pasur dje me Kryeministrit Rama, deputeti demokrat Arben Ristana ka sqaruar para mediave atë ç’ka ndodhi në takimin e nivelit të lartë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, – tha Ristani, – por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët. Meqënëse Edi Rama është dhe kontrollor i shumë mediave, po dal sot para jush për të sqaruar cfarë ndodhi konkretisht.

Unë po i adresoja komisionerit Fyle shqetësimet e opozitës në lidhje me kapjen e institucioneve dhe gjëndjen e rëndë të demokracisë në vend. Teksa unë flisja, Edi Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër.

Etika nuk na lejon që të riprodhoj këtu shpërthimin banal të Edi Ramës. Me qëndrimin e djeshëm, Edi Rama thjesht tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze më opozitën, pasi në të vërtetë, vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është ai që shprehu nëpër dhëmbë dhe pas shpine.

Qëndrimi i tij është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e cdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Edi Rama i vërtetë është ai që nuk keni parë dje në kamera. Ai i kameras është i shtirur dhe i pabesueshëm nga askush, – nënvizoi Ristani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat