INUK aksion te “Rruga e Durrësit”

Shqipëria

INUK aksion te “Rruga e Durrësit”

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 10:50

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në kuadër të lirimit të hapësirave publike, ka nisur sot një aksion në “Rrugën e Durrësit”. Aksioni pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme.

INUK do të vazhdojë aksionin gjithashtu edhe në rrugën “Kont Bergoli”, në afërsi të zonës së “Brrylit”, për lirimin e hapësirave publike.

Një pjesë e mirë e këtyre hapësirave janë të bllokuara nga ndërtimet pa leje. Sipas Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar qëllimi i të gjitha këtyre ndërhyrjeve është çlirimi i hapësirave publike dhe vendosja e ligjshmërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat