Mesila Doda: Shembja e Obeliskut, të veprojmë kundër instalimit të hakmarrjes

Shqipëria

Mesila Doda: Shembja e Obeliskut, të veprojmë kundër instalimit të hakmarrjes

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 19:40

Deputetja demokrate Mesila Doda ka drejtuar një apel përmes rrjetit social Facebook për të vepruar kundër asaj që e konsideron si instalim të hakmarrjes dhe diktatit të krimit.

Reagimi i ligjvënëses demokrate vjen pas shembjes së Obeliskut të Demokracisë në Kavajë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK).

Monumenti simbol i “dy gishtave” i është kushtuar lëvizjes së parë demokratike në Shqipëri, që u zhvillua më 25 mars 1990 në Kavajë.

“Po i dukemi se nuk ekzistojmë?

Kaq poshtë kemi rënë që bëjmë sehir tek shkulin ne qytetin simbol të demokracisë, monumentin simbol të fitores së një kohe të re antidiktaturë, dhe s’kemi asnjë fuqi që të reagojmë?

Ne sot po bëhemi dëshmitarë të instalimit të hakmarrjes dhe diktatit të krimit.

Nëse nuk veprojmë, jemi fajtor për lëshimin dhe frikën…jemi bashkëfajtorë për fundin e demokracisë në vend”, shkruan Doda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat