Rama-Ristani shahen përpara Fyles (Video)

Shqipëria

Rama-Ristani shahen përpara Fyles (Video)

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:25

Tryeza e katërt e dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, është shoqëruar me një incident të regjistruar mes Kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat Ristani. Gjatë konferencës për shtyp, eurokomisioneri Fyle bëri thirrje për dialog e frymë gjithëpërfshirëse mes palëve dhe kërkoi rikthimin e opozitës në Parlament. Për ta arritur këtë, Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm të pranojë disa kërkesa të opozitës.

U mblodhën për të gjetur konsensus por edhe përballë eurokomisionerit Fyle përfunduan me një incident. Deputeti demokrat Arben Ristani e quajtur rrugan Kryeministrin Rama pasi ky i fundit i ka kujtuar se rivalit të tij se ka qenë dikur i dënuar.
Klima e tensionit u transferua edhe në konferencën për shtyp në përfundim të takimit, ku Fyle i kërkoi ndjesë për incidentin kryeministrit shqiptar.

Rama pohoi se ishte i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën mbi cështjen e të inkriminuarve në rradhët e politikës dhe pa i përmendur me emër Ristanin, theksoi se opozita ishte paraqitur në tryezën me Bashkimin me Europian me njerëz të dënuar.

Kryeministri vendosi gjithashtu të pranojë kërkesat e opozitës për ngritjen e disa komisioneve parlamentare të kërkuara prej saj, duke i shtrirë të djathtëve dorën e rikthimit në Kuvend.

Por demokratët duken ende skeptikë nga kjo hapje e Kryeministrit.

Pasi kishte dëgjuar shqetësimet e opozitës gjatë takimit e më para edhe nga vetë kryedemokrati Basha, eurokomisioneri Fyle theksoi se nuk është pjesë e vlerave europiane transferimi i betejës politike nga Parlamenti në rrugë.

Ai ftoi politikën shqiptare të marrë si shembull frymën bashkëpunuese që u krijua me rastin e vizitës së Papa Françeskut, duke vënë theksin te dialogu, konsensusi dhe gjithpërfshirja.

Për ta bindur se e kishte kuptuar mesazhin, Kryeministri Rama mori si shembull reformën në drejtësi, për të cilën tha se shtyu publikimin e draftit të përgatitur nga mazhoranca, të respekt të iniciativës së Presidentit të Republikës Nishani, që ka njoftuar thirrjen e një tryeze diskutimi mbi këtë temë më 6 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat