PD: Me garancinë 86 milionë euro për CEZ, qeveria rëndon dyfish xhepat e shqiptarëve

Shqipëria

PD: Me garancinë 86 milionë euro për CEZ, qeveria rëndon dyfish xhepat e shqiptarëve

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 20:33

Pasi mazhoranca në komisionin e Ekonomisë miratoi garancinë bankare prej 86 milion eruosh për kompaninë çeke të energjise CEZ, opozita tha se ajo do të rëndojë dyfish tek qytetarët shqiptarë. Nga selia blu foli ish zevendesministri i Ekonomisë Enno Bozdo.

Qeveria deklaroi se garancia bankare për CEZ nuk rendon xhepat e shqiptarëve, por Partia Demokratike tha se ky është mashtrim, pasi do të paguhen 86 milione euro, kur në të vërtetë, 500 milione euro janë vetëm faturat e njohura dhe të papaguara nga CEZ në drejtim të kompanive Shqiptare.
“Do të paguhen tashmë 86 milione euro, por në fakt Shqipëria nënjë proces arbritrazhi do të kërkonte 3 miliardë USD dëmshpërblim për dëmin që CEZ i solli SEL si rezultat i thyerjes flagrante të kontratessë privatizimit; Do të paguhen tashmë 86 milionë euro, dhe në të njëjtën kohë paralajmërohet rritje e çmimit të energjisë elektrike duke rënduar dyfish mbi xhepat e shqiptarëve. Do të paguhen tashme 86 milionë euro, si nje akt i fundit i paprecendente, kur interesat e Shqiperisë dhe shqiptarevë janë shkelur me të dyja këmbët, kur reputacioni i Shqiperisëështë dëmtuar, kur, edhe pse opozita ka tashme muaj që e denoncon këtë megaskandal finaciar dhe moral, qeveria as merr mundimin më të vogël tësqaroje pozicionin e saj”.
Skandali po shitet si sukses-deklaroi Bozdo, i cili në emër të PD tha se do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme për të bërë drejkës në respekt të ligjeve të vendit dhe të interesit të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat