Socialistët irritohen me Ramën: Pse nuk bekove edhe vajzën e Aleks Nikës, por vetëm djalin tënd Zahon

Shqipëria

Socialistët irritohen me Ramën: Pse nuk bekove edhe vajzën e Aleks Nikës, por vetëm djalin tënd Zahon

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 19:52

Pas informacioneve që dalin në lidhje me organizimet e vizitës së Papës, akoma më shumë shtohen irritimet ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë e organizimit të çdo detaji të kësaj vizite.

Një nga elementët që ka irrituar së tepërmi socialistët ka qenë fakti pse kryeministri Rama mori të pagëzojë djalin e tij Zaho dhe la pa marrë vajzën e të ndjerit Aleks Nika, që dha jetën në protestën e 21-Janarit përballë Kryeministrisë.

Ka mjaftuar ky informacion që socialistët të shperthjenë në mediat sociale kundër kryeministrit të tyre, duke i kujtuar që me 21 Janar ishte ai burrë Lezhe që dha jetën për socialistët që një ditë të vinin në pushtet.

Ata i kërkonin llogari Ramës, se pse ai nuk çoi që Papa të bekonte edhe vajzën e Aleks Nikës, e cila ngeli jetime për shkak se babai i saj iu përgjigj thirrjes tënde për protestë dhe akoma më e rëndë është që, Erioni i mirëqënies, çoi një grup djemsh dhe vajzash të Freshit tek varri i tij, me kinse idenë se ne i kujtojmë heronjtë tanë.

Pati edhe reagime të tjera irrituese si: E vetmja blasfemi në këtë ditë vërtet të shenjtë ishin radhët e para të ”spektatorëve”, ku ishin pjesa më negative e këtij kombi të martirizuar më shumë nga të vetët se nga të huajt. Ishin BASTARDËT që do të ishte mirë të mos i tregonte fare kamera. “Pjesa tjetër ishte vërtet një ëndërr”. Me këtë shprehje mbyllin qindra socialist të revoltuar mesazhet e tyre nëpër rrjete sociale të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat