Braçe: Asnjë lek nga buxheti për Bankën

Shqipëria

Braçe: Asnjë lek nga buxheti për Bankën

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 16:14

Asnjë lek për Bankën nga buxheti i shtetit!

Ky ishte paralajmërimi i bërë sot Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve nga Thesari.

“Nuk do të ketë asnjë lek për Bankën e Shqipërisë nga buxheti i shtetit. Nëse Bankës do t’i duhet të plotësojë paratë, duhet të kursejë siç po bëjmë ne. BSH kërkon para luksi dhe nuk mund të preken paratë e qytetarëve” , ishte komenti i kryetarit Braçe, gjatë mbledhjes së radhës së këtij komisioni.

Mediet kanë raportuar se paratë e vjedhura gjatë katër viteve në Bankën Qendrore do të paguhen nga taksapaguesit, përmes uljes së fitimit që Banka Qendrore transferon në buxhetin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat