Prokuroria merr të pandehur 3 deputetë në Tiranë: dy socialistë dhe një demokrat!

Shqipëria

Prokuroria merr të pandehur 3 deputetë në Tiranë: dy socialistë dhe një demokrat!

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 13:49

Prokuroria e Përgjthshme do të paraqesë pas pak minutash publikisht disa akuza për zyrtarë të lartë. Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, në një konferencë për shtyp do të prezantohen ngritje akuzash për disa zyrtarë e deputetë. Lapsi.al mëson se bëhet fjalë për zyrtarë të nivelit të lartë që janë aktualisht në detyrë. Burime të prokurorisë bëjnë me dije se mes dosjeve është edhe ajo e goditjes së deputetit demokrat Gent Strazimiri. Për këtë ngjarje, opozita paraqiti kallëzim në prokurori ndaj deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Bëhet e ditur gjithashtu se edhe për një deputet të opozitës mund të kërkohet ndjekje për ndërtim pa leje. Kryeprokurori Llalla ka deklaruar disa herë se ka nën hetim dosje të disa zyrtarëve të lartë. Madje ai pati thënë, disa muaj më parë, se nëse hetimet do të rezultonin sipas parashikimeve, këto dosje do të ndryshonin edhe fatet e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat