Ja cilët janë katër deputetët e rinj të PS-së!

Shqipëria

Ja cilët janë katër deputetët e rinj të PS-së!

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 12:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot unanimisht mandatin e katër deputetëve të rinj të Partisë Socialiste për plotësimin e vendeve bosh, pas dorëzimit të mandateve të deputetit nga ana e 4 ministrave.

Tre gra mes tyre edhe Ervin Bushati do të ulen në karriget e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Erjeta Alhysa, Luljeta Arapi, Anila Agalliu dhe Ervin Bushati, janë katër socialistët që morën sot mandatin e deputetit.

Katër deputetët e rinj do të zëvendësojnë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, atë të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati , të Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe ministres për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ermonela Felaj, të cilët dorëzuan katër ditë më parë mandatin e deputetit.

Ky proces u bë në kuadër të respektimit të vendimit të koalicionit PS-LSI, që përcaktonte se anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk duhet të jenë deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat