Kodheli: Lufta ndaj korrupsionit, kryefjala ime

Shqipëria

Kodheli: Lufta ndaj korrupsionit, kryefjala ime

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 11:16

E pranishme në konferencën “Antikorrupsion” që u organizua nga qendra “Marshall” dhe Ministria e Mbrojtjes”, ishte dhe ministrja Mimi Kodheli, e cila shprehu vendosmërinë e saj personale për të luftuar korrupsionin.

“Ministria e Mbrojtjes por edhe unë personalisht, mbetem plotësisht e angazhuar dhe mirëpres aktivitete të tilla në të ardhmen. Kemi krijuar njësinë antikorrupsion pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Mund t’iu them se gjatë këtij viti kemi bërë atë që duhet, kjo luftë është në program të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rezultatet kanë kohë që kanë thënë fjalën e tyre”, tha Kodheli.

Ministrja deklaroi se janë ngritur grupe kontrolli për të përcaktuar rastet ku Forcat e Armatosura janë përfshirë në korrupsion, ose në shpërdorimin e detyrës së tyre. Ajo shtoi se ministria është përfshirë në gjetjen dhe ndëshkimin e “rasteve të abuzimeve me fondet publike, shkeljet ligjore në rekrutimin e FA-ve, dhe nivelin e arsimimit të tyre”.

Kodheli tha se koha e të paprekshmeve ka ikur njëherë e përgjithmonë, dhe se ministria e saj ka bërë të mundur më shumë transparencë.

Antikorrupsioni, Arvizu-Ramës: Keni mbështetjen e SHBA-ve

Në konferencën “Antikorrupsion” ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili deklaroi se korrupsioni është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe rajonin.

Ai i shprehu kryeministrit të vendit Edi Rama, mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa theksoi se kjo luftë nuk duhet të shihet si politike.

“Siguroj kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Arvizu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat