Lënia e mandatit nga katër ministrat, KQZ zgjedh sot deputetët e PS-së

Shqipëria

Lënia e mandatit nga katër ministrat, KQZ zgjedh sot deputetët e PS-së

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 09:15

Sot do të zgjidhen emrat nga lista e Partisë Socialiste, që pritet të zëvendësojnë katër ministrat të cilët lanë mandatin e deputetit, duke respektuar vendimin e qeverisë që anëtarët e Këshillit të Ministrave të mos jenë deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se do të mblidhet sot rreth orës 11:00, për të përcaktuar katër deputetët e rinj të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, atë të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati , Ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe ministren për Marrëdhëniet me Kuvendin, Ermonela Felaj, të cilët dorëzuan katër ditë më parë mandatin e deputetit.

Njoftimi i KQZ-së mbi mbledhjen e sotme:

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e Martë, më datë 23.09.2014, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të Ditmir Bushatit".

Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të Saimir Tahirit".

Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të Damian Gjiknurit".

Projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Ermonela Felajt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat