Vizita e Papës, Doda: 21 shtatori të shpallet dita e martirëve të besimit

Shqipëria

Vizita e Papës, Doda: 21 shtatori të shpallet dita e martirëve të besimit

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 22:00

Deputetë të majtë dhe të djathtë dëgjuan krah për krah fjalët e Papa Frenceskut në meshën e së dielës. Por, si i përktheu klasa politike shqiptare mesazhet e atit të shenjtë, për bashkëpunim dhe tolerancë mes njëri-tjetrit.

“Mes politikanëve nuk duhet të ketë urrejtje. Ne kemi ndarjet tona, mënyrën si i mendojnë gjërat ndryshe dhe pikërisht për këtë bëjmë pjesë në grupime të ndryshme politike. Por, askush nuk mundet që në 2014, të trajtojë me armiqësi një skenë politike, e cila në të vërtetë nuk duhet të ishte një skenë e mbizotëruar nga logjika. Ndoshte një iniciativë e mirë do ishte të shikonim njerëzit që janë sot parlamentar dhe të forconim kushtet që do hynin në Parlament, dhe më e rëndësishme të forconim kushtet që duhet që të futen në Parlament. Por më rëndësishmja të vendosim disa rregulla loje që të forcohen në rregulloren e Parlamentit dhe kodit të etikës. Nëse ka një shembull të mirë , ne politikanët duhet të kopjomë nëse mund të përdor këtë fjalë, mënyrën sesi besimet fetare arritjnë të gjene gjuhën e përbashkët mes njëri tjetrit”, shprehet Doda në një intervistë për News24.

“Mesazhet e Papës janë shumë të rëndësishme pasi nga njëra anë janë shumë vlerësuese dhe na bëjnë krenar dhe nga ana tjetër rrisin përgjegjësinë e polititës shqiptare dhe e sigurtë që do të kenë impakt dhe reflektim tek qeveria shqiptare”, thekson Leskaj.

“Për fat të keq edhe pas 23 viteve kemi një klime që i përngjan një lufte civile, që pala që vjen do të kundërshtojë në cdo hapësirë kundërshtarin, sikur secili të vejë një tullë do kishim ndërtuar një marëdhënie normale shumicë dhe opozitë. Ka vend për përmirësim, secili duhet të bëjë pjesën e tij, por shumica duhet të luajë rolin kryesor. Do ishte mire të gjithë të reflektonim dhe të ndërtonim një marrëdhënie më normale, secili në rolet e tij qeveri-opozitë, por jo cdo herë duke filluar nga zero”, shprehet Bumci

Mbetet për t’u parë nëse politika, e la vetëm për një ditë pas konfliktin politik, për tu bashkuar simbolikisht në sheshin Nënë Tereza. Ndërkaq deputetja demokrate Mesila Doda, besimtare katolike është mrekulluar nga mesha e Papa Franceskut. Ajo thotë se historia ndryshon dhe shume shpesh të jep të drejtë. Kjo është arsyeja, që e bën atë të propozojë nismën për shpalljen e 21 shtatorit si ditën e martirëve të besimit.

“Dita e djeshme do mbahet mend gjatë për kuptimin e historisë, per mënyrën si ndryshon historia të mendojmë se këto njerëz që janë martirë dikur kanë qenë të anetemuar dhe të keqtrajtuar nga koha, qoftë nga gjykimi popullor dhe turma të manipuluara që donin ti trajtonin si njerëz armiqësor. Martirët jo vetëm ruajtën besimin e tyre, por na dhanë shembullin e rezistenncës. Kjo është dhe arsyeja që deputetë të majtë dhe të djathtë të kemi mundësi të japim jetë një nismë, për të shpallur 21 shtatoritn si ditën e martirëve të besimit. Të jetë festë kombëtare ku të gjithë bashkë, besimtarë të besimit katolik mysliman, ortodoks, protestantë të gjithë njezëri të besojmë se kemi një ditë të përbashkët që të repektojmë herojtë tanë”, shprehet Doda.

Ligjvënësja kërkon që kjo të jetë një nismë e përbashkët e të gjtië parlamentarëve pa dallime plitike, në mënyrë që kërkesa ti dërgohet më pas Kryeminsitit dhe autoriteteve më të larta shtetërore./BW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat