Në parlament deputetë me të shkuar kriminale, të ndërhyhet

Shqipëria

Në parlament deputetë me të shkuar kriminale, të ndërhyhet

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 16:36

Deputetë me të kaluar kriminale, fjalime plot urrejtje, dhunë verbale dhe fizike. Është ky përshkrimi që I bën parlamentit shqiptar eurodeputetja Doris pack.
Për momentin ambienti në parlament është shumë i shëmtuar, ka fjalime plot urrejtje nga të dyja palët, dhe nëse dikush flet kundër mazhorancës shkon deri në dhunë fizike.
Mendoj se kryetari i parlamentit dhe kryeministri duhet të bëjnë dicka pasi kjo nuk është sjellje normale e një parlamenti.
Kam kontrolluar cv e disa prej deputetëve, dhe rezultojnë se në parlament ka deputetë me të kaluar kriminale.
Këto gjëra nuk mund të ndodhin në shtetet e europës dhe të perëndimit.
Si mund të besoni në këta njerëz që janë në parlament dhe kanë një të kaluar kriminale.
E ashpër tregohet edhe ndaj situatës më të fundit parlamentare në vend.
Për Eurodeputeten Pack opozitës I janë privuar të drejtat në parlament. Ngritja e komisioneve hetimorë është një prej tyre.
Normalisht jam kundër bojkotit por kam kuptuar se përse po ndodh aktualisht ky bojkot nga opozita.
Jam informuar mbi këtë pasi opozitës nuk i janë dhënë të drejtat e veta legjitime ne parlament.
Ajo kërkon ngritjen e komisioneve hetimorë dhe mazhoranca nuk ia lejon këtë mundësi.
Por kjo është një nga mjetet që opozita ka në të gjithë botën.
Për eurodeputeten Pack mungesa e bashkëpunimit të politikës I ka humbur shqipërisë shansin për marrë statusin kandidat 8 vjet më parë. Për të pozita dhe pozita në vend vazhdojnë të kenë sjellje fëminore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat