Gjika, pretenca përfundimtare më 7 tetor

Shqipëria

Gjika, pretenca përfundimtare më 7 tetor

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 15:33

Është shtyrë seanca gjyqësore për kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot paradite në gjykatën e Tiranës.

Pas kërkesës së organit të akuzës, pretenca përfundimtare do të mbahet më 7 tetor, kur Prokuroria pritet të lexojë konkluzionet për çështjen.

Shpëtim Gjika akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Sipas Prokurorisë, kreu i Bashkisë, Vlorë, së bashku me të pandehurën Eleni Dardhaj, akuzohen se kanë falsifikuar procesverbalin e mbledhjes së KRRT-së, në dy raste.

Në të gjitha seancat gjyqësore, kryebashkiaku Gjika ka mohuar akuzat e falsifikimit të dokumenteve, përkatësisht procesverbalet e 2 mbledhjeve te KRRT-së, duke argumentuar se vendimet e KRRT-së janë marrë në mënyrë kolegjiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat