Rama: Shqipëria nuk është vend mysliman

Shqipëria

Rama: Shqipëria nuk është vend mysliman

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 14:00

Vizitën e Papa Françeskut I në Shqipëri dhe pritjën që i’u bë, kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, e quan mrekulli.

Ai thotë se Shqipëria nuk është vend mysliman, por sipas tij, është vend europian.

Kur përcolli Papën në aeroport, në orët e vona, tha se Shqipëria dha shembull të mirë në gjithë botën, për bashjetesë fetare.

Foli edhe për përfaqësuesit e besimeve të ndryshme, që ishin në pritje të Papës. Vlerësoi se ata bënë që Shqipëria të jetë qudia në të gjitha ekranet e botës.

Rama vlerësoi se kjo tregon qëe Shqipëria nuk është ajo e sterotipeve dhe paragjykimeve që deri tani janë parë.

Sipas kryeministrit shqiptar, Shqipëria ndodhet përpara kërcënimesh dhe tundimesh të mëdha, andaj sipas tij, e dëshiruan aq shumë vizitën e Papës.

“Ardhja në Shqipëri e një lideri të përbotshëm shpirtëror, e një flamurtari të përpjekjes njerëzore kundër përjshtimit, kundër paragjykimit dhe ndasisë mes njerëzve për arsye feje, për arsye etnie, race apo shtrese sociale, dhe mbi të gjitha pritja e tij sot me kaq dëshirë dhe me kaq entuziazëm, nga të krishterët dhe muslimanët pa dallim, është një mrekulli e rrallë për botën që ne jetojmë dhe duke qenë pjesë e kësaj mrekullie qdo ditë, mbase ne jemi të parët që e kemi më të vështirë për të përceptuar se qfarë thesari kemi në duar dhe qafrë detyrimi kemi tek të gjithë që ta bëjmë këtë thesar të rrezatojë anë e mban, në funksion të nxjerrjes në pah në sytë e të gjithë të saja që Shqipëria është ndryshe”, tha ai.

Tha se shqiptarët, të qfarëdo feje, synojnë BE-në, pa asnjë sherr dhe ndasi fetare, dhe sipas tij, shqiptarët nuk kanë luftë fetare me askë.

Rama tha se Shqipëria nuk është vend mysliman, por europian.

“Shqipëria nuk është vend mysliman, por vend europian, qytetarësh me besime të ndryshme, mishëron sot një shembull apsolutisht të shkëlqyer të bashkjetesës fetare, një shembull që e pam të gjithë, tërhoqi botën jo vetëm për vizitën e Papës, por pas përmbajtjes themelore së kësaj vizite që është bashkjetesa fetare e cila e bëri Shqipërinë të jetë shumë, shumë e rëndësishme në hartën e rrugëtimit të Papës, por edhe në hartën e rrugëtimit të familjes së vende demokratike, e rrugëtimit të paqes”, tha ai.

Rama vlerëson se nuk është aspak e rastit që Papa fillon udhëtimin e tij apostolik nga Shqipëria.

Tha se ai e filloi nga një vend i varfër edhe pse mund ta fillonte nga Brukseli i pasur.

Tha se feja dhe kleri në Shqipëri, janë pjesë e brumit që përbashkon, e jo e ndarjes.

Rama u shpreh i bindur se Shqipqria tani do të shihet ndryshe, si një thesar, i cili thesar, sipas tij, ka kaluar nëpër gjithqka që nuk e ka merituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat