Eurodeputetja Pack kritikon politikanët dhe median në Shqipëri

Shqipëria

Eurodeputetja Pack kritikon politikanët dhe median në Shqipëri

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 10:50

Eurodeputetja Doris Pack nga Shkodra ka bërë një thirrje për politikanët shqiptarë me qëllim ndryshimin e imazhit të Shqipërisë. Sipas saj, media shqiptare paraqet një panoramë aspak të favorshme për liderët politikë në vend.

Pack u kërkoi politikanëve shqiptarë që të ndihmojnë në ndryshimin e imazhit të vendit dhe duhet pasur kujdes me imazhin që Shqipëria shfaq jashtë.

Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, eurodeputetja tha se Shkodra është larg Shqipërisë së betonizuar dhe është më pranë fytyrës së vërtetë të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat