​Familja e kryeministrit Rama ndoqën meshën të lagur nga shiu

Shqipëria

​Familja e kryeministrit Rama ndoqën meshën të lagur nga shiu

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 21:48

Vizita e Papa Franceskut në vendin tonë padyshim që ka përcjellë emocione të mëdha tek shqiptarët.
Por kapriçot e motit, e shiu që i shoqëroi qytetarët në shesh në pritje të meshës së Shenjtë, nuk i shqetësuan aspak ata.

Në një foto të publikuar nga Blerta Kambo, në radhët e të pranishmëve në meshën e mbajtur nga Papa Francesku, janë edhe nëna e kryeministrit Rama, Aneta, dhe vëllai i tij, Olsi; si dhe Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës. Me sa duket të tre nuk i kanë shpëtuar dot shiut, edhe pse ky fakt nuk i shqetëson aspak të ndjekin plot kureshtje e dëshirë Meshën e Shenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat