Një e shtënë pa dashje afër maternitetit, alarmoi zyrtarët

Shqipëria

Një e shtënë pa dashje afër maternitetit, alarmoi zyrtarët

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 19:06

2500 forca policie u angazhuan per te siguruar viziten e Atit te Shenjte ne Shqiperi. Megjithe masat e jashtezakonshme, nje e shtene pa dashje mbrapa maternitetit “Mbreteresha Geraldine”, vuri ne alarm zyrtaret e shtetit. Ndersa 13 perosnave ne shesh iu dha ndihme per probleme me shendetin.

Vizita e Papa Franceskut në Shqipëri angazhoi mbi 2500 efektivë policie dhe struktura speciale në të gjithë vendin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Por sapo Ati i Shenjtë kishte hyre ne Presidence, mbrapa maternitetit mbretëresha Geraldinë në bulevardin “Zogu i Parë” u degjua nje e shtene arme e cila alarmoi strukturat e policise.
Fatmirësisht ngjarja nuk ishte rrezik për vizitën e papës por një e shtënë nga pakujdesia e snajperave të vendosur në ndërtesat e larta.Një efektiv special qëlloi në ajër ndërsa mësohet se për këtë ai është pezulluar nga detyra.
Përgjatë meshës së mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” 13 personave mes tyre 3 fëmijëve iu eshte dhene ndihma e parë per shkak te problemeve shendetesore.
Në autostradën Tiranë Durrës nga 2 aksidente në Qafë Kashar mbetën të lënduar 2 persona, por pa rrezik për jetën.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza” u shoqëruan disa persona per mos bindje ndaj efektiveve te policies, por dhe individe te dyshimte mes tyre nje shtetas i huaj te cilit iu gjend me vete nje thike dhe per sqarime te metejshme u shoqerua ne komisariat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat