Rama: Papa si yll rock-u mbi bulevardin e Tiranës, bota pa Shqipërinë ndryshe

Shqipëria

Rama: Papa si yll rock-u mbi bulevardin e Tiranës, bota pa Shqipërinë ndryshe

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 16:40

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Shqipëri.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në "Facebook", fill pas mbylljes së Meshës së Shenjtë në sheshin "Nënë Tereza", Rama e cilëson Papën si një yll rock-u, ndërsa Shqipërinë një vend që u pa ndryshe nga bota.

“Shi, diell, det shpresash e emocioni dhe një At i Shenjtë me impaktin e një ylli rock-u mbi bulevardin e Tiranës, ku bota pa Shqipërinë ndryshe.

Më tej Rama shkruan: "Tani që më e vështira kaloi një përqafim me mirënjohje të gjithë organizatorëve të eventit supermasiv e delikat! Flm pa asnjë përjashtim".

Papa u prit nga Kryeministri Rama dhe një kabinet ministror e përfaqësues të Kishës Katolike në aeroportin e Rinasit.

Pak minuta pas pritjes, Kreu i qeverisë i dhuroi Atit të Shenjtë kupën me dheun e tokës shqiptare, një dhuratë simbolike kjo që mbante mbishkrimin: “Shenjtërisë së Tij, Papës Françesku, me lutjen e zjarrtë që duke bekuar këtë grusht dhe, nga trualli që shkeli në këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat