Papa: Askush mos mendojë se mund të shfrytëzojë Zotin për të përdorur dhunën

Shqipëria

Papa: Askush mos mendojë se mund të shfrytëzojë Zotin për të përdorur dhunën

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 14:46

Papa Françesku duke bekuar Shqipërinë, nga Tirana ka dhënë një mesazh për botën: “Askush të mos shfrytëzojë zotin për të përdorur dhunën.”

“Askush të mos mendojë se mund ta përdorë Hyjin si shqyt, kur sheston e kryen akte dhune e mujshie! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për veprimet që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut e me të drejtat e tij themelore, në radhë të parë me të drejtën e jetës dhe të lirisë fetare të të gjithëve!”

Ati i Shenjtë është shprehur i gëzuar që ndodhet në Tokën e Shqiponjave,në tokën e martirëve që kanë dëshmuar besimin e tyre në kohët e vështira të diktaturës.

“Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të Të nderuar Anëtarë të Trupit Diplomatik,Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj. Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat ta vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”, si edhe për pritjen tuaj kremtore”, tha Papa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat