Ekspozita “Besim”, Rama: Shqipëria jo një vend mysliman, por europian

Shqipëria

Ekspozita “Besim”, Rama: Shqipëria jo një vend mysliman, por europian

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 08:50

Në vigjilje të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama, është çelur në Muzeun Historik ekspozita e quajtur “Besim”.
I pranishëm në këtë ekspozitë, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend Europian, i cili mishëron shembullin e bashkëjetesës fetare.
Kjo sipas Ramës e bër të dërguarin e Zotit që ta nisë rrugëtimin në Europë jo nga Brukseli i pasur, por nga Tirana e varfër.
“Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend europian qytetarësh myslimanë dhe të krishterë, i cili sot mishëron një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës fetare. Kjo e bën Shqipërinë të jetë shumë, po vërtet shumë e rëndësishme në hartën e rrugëtimit të të dërguarit të Zotit në tokë, për të predikuar paqen, tolerancën dhe solidaritetit e më të dobtit, duke e nisur rrugën e vizitave të tij në Europë, jo nga Brukseli i pasur, por nga Tirana e varfër, jo nga Europa e bashkuar, por nga Europa e mbetur ende jashtë kornizës së fotografisë të familjes Europiane. Jo nga nga Bashkimi Europian, por nga Ballkani Perëndimor, që sot 100 vjet pas luftës së Parë Botërore, e cila plasi këtu dhe pas 100 vjet konfliktesh dhe luftrash ideologjike, etnike, dasish fetare, trazirash të përgjakshme kufi më kufi, përbëjnë për botën sot një shembull unikal të transformimit në një hapësirë paqe dhe bashkëpunimi”, tha Rama
Kryeministri duke u ndalur te ajo çka e bëri Papën të vizitojë Shqipërinë, u shpreh se ta ruajmë si dritën e syve tolerancën fetare, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme për thellësinë e besimit në vendin tonë.
“Koha e bashkëjetesës së paqes në Shqipëri ishte shtysa drejt kësaj ekspozite. Ka këndvështrime të ndryshme për thellësinë e besimit fetar ndër shqiptarët dhe për shkallën e tolerancës fetare. Nuk duhet të na pengojnë ta çmojmë dhe ta ruajme si dritën e syve bashkëjetesën harmonike mes feve dhe komuniteteve fetare, marrdhëniet sociale mes myslimanësh që thonë “betohem pasha 4 ungjij” dhe të krishterët që thonë “vallahi”, u shpreh Rama.
Për kryeministrin Rama pritja e Papës nga të krishterë dhe myslimanë është një mrekulli e rrallë për botën ku jetojmë. Rama u shpreh se nuk kanë rëndësi këndvështrimet për marrëdhënien e shqiptarëve për besimin në zot.
“Ardhja në Shqipëri i një lideri të përbotshëm dhe pritja e tij plot dëshirë nga të krishtrë e myslimanë është një mrekulli e rrallë për botën gjithnjë e më të trazuar ku jetojmë. Pak ose aspak rëndësi kanë në këtë moment kaq delikat për botën dhe kaq të bukur për Shqipërinë, si-të dhe pse-të që vijnë nga këndvështrime të ndryshme dhe shpesh të kundërta mbi marrëdhëniet e shqiptarëve me besimin në zot në përgjithësi”, u shpreh kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat