Xhelal Mziu në gjyq: Nuk e shkela ligjin për tenderët

Shqipëria

Xhelal Mziu në gjyq: Nuk e shkela ligjin për tenderët

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 12:04

Dje paradite u zhvillua seanca gjyqësore ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, për sa u përket punimeve të kryera në rrugën Valias-Laknas.

Gjatë seancës së djeshme, Kreu i Bashkisë ka shpjeguar përpara trupit gjykues se, ka vepruar drejt në rastin e moslidhjes së kontratës për kompaninë Gjoka Sh.p.k që do ndërtonte rrugën Valias- Laknas. Mes të tjerave Mziu tha se, “kompania Gjoka, vazhdon të jetë e paprokuruar dhe për këtë arsye, institucioni që unë drejtoj nuk ka harxhuar asnjë lek për ndërtimin e aksit rrugor Valias-Laknas”.

Ndërkaq, pritet që prokurori të japë konkluzionet përfundimtare më datë 26 shtator dhe gjykata marrë një vendim, pasi të ketë kaluar një jave nga pretenca. Kreu i bashkisë së Kamzës dhe dy zyrtarët e baskisë, Bujar Loshi dhe Altis Hoti akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderët, gjatë punimeve në rrugës Valias-Laknas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat