40-vjeçari përdhunon shoqen e vajzës së tij

Kronikë e zezë

40-vjeçari përdhunon shoqen e vajzës së tij

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 11:56

Pasditen e djeshme, një burrë rreth 40 vjeç, përdhunoi një vajzë të mitur 13 vjeçe, ndërsa ajo po kulloste bagëtinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Prosek të Mirditës, ndërsa dyshohet se autor i kësaj vepre kriminale makabër është vetë fqinji i vajzës, ndërsa për arrestimin e tij tashmë kanë filluar kërkimet. Nga burimet e policisë mësohet se e mitura me iniciale S.D është marrë me dhunë nga fqinji i saj, teksa ishte duke shkuar për të kullotur bagëtitë.

Autori i krimit mendohet se qëndroi për më shumë se 30 minuta me vajzën, në një vend të pyllëzuar, vetëm 200 metra larg banesave të dyve. Menjëherë pasi shpëtoi nga kthetrat e përdhunuesit, vajza vrapoi për në shtëpinë e saj, ku u ka treguar prindërve për atë që i kishte ndodhur. Të traumatizuar, prindërit bënë kallëzim penal në polici. Një fakt që lë shije të hidhur është tentativa e shëmtuar e autoriteteve përgjegjëse për ta mbajtur këtë ngjarje jashtë opinionit publik, mirëpo gjithçka është hedhur online në rrjetet sociale, nga vetë banorët e Mirditës, të cilët janë sensibiluar në një reagim kundër këtij akti.

Banorët bëjnë thirrje për kapjen e autorit, për të cilin pretendojnë se ka lidhje miqësie me krerë të lartë lokalë. Ndërkaq, vajza është marrë në pyetje nga psikologët dhe oficerët e policisë, për disa orë me radhë, ndërsa pas ekspertizës mjeko- ligjore është vërtetuar se me të është kryer marrëdhënie seksuale. Ndërkaq, këtë fakt e ka bërë i ditur drejtori i Zyrës Arsimore në Rrëshen, Gëzim Kaçorri, i cili u shpreh për medies se vajza ndodhej e traumatizuar dhe për këtë çështje janë angazhuar një grup psikologësh të cilët po i qëndrojnë pranë të miturës. Nga ana tjetër, burime pranë Policisë së Lezhës thanë se në rrëfimin e saj para psikologëve vajza ka treguar se autori e kishte dhunuar fizikisht, duke i lënë shenja në trup, përveç aktit seksual. Më tej, mostra e ka kërcënuar që të mos u tregonte prindërve për atë çka kishte ndodhur, sepse në të kundër do tu bënte keq.

Prindërit mësohet të kenë deklaruar për policinë se fqinji i tyre nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja agresiviteti apo nuk kishte lënë dyshime se mund të kryente ndonjë akt të tillë ndaj vajzës së tyre. Përdhunuesi kishte një vajzë, në klasë me vajzën që përdhunoi dhe të dyja shoqet hynin e dilnin në shtëpitë e njëratjetrën, gjë e cila ka ndikuar në kryerjen e këtij akti të pamëshirshëm. Policia nuk ka dhënë identitetin e personit, të cilin e ka shpallur në kërkim dhe madje nuk ka asnjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje, ndërsa burimet policore konfirmojnë faktin se tashmë kanë nisur kërkimet për arrestimin e tij dhe janë identifikuar disa zona, ku ai mund të strehohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat