Papa Françesku: Ja çfarë dua t'i tregoj botës me vizitën në Shqipëri

Shqipëria

Papa Françesku: Ja çfarë dua t'i tregoj botës me vizitën në Shqipëri

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 11:08

Ndërsa Papa Francesku përgatitet për të udhëtuar të dielën në Shqipëri, ne po ju japim disa të dhëna për këtë komb të vogël në Mesdhe, me një të kaluar të dhimbshme pushtimi (duke filluar me sulmet osmane në shekullin e 14-të), dhe represioni komunist.

Aktualisht Shqipëria, e cila është kandidate zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, krenohet me një demokraci 23-vjeçare dhe me bashkëjetesën paqësore të besimeve të shumta etnike dhe fetare.

Kjo është arsyeja pse Papa Françesku, pas udhëtimit në Korenë e Jugut në gusht, zgjodhi Shqipërinë si destiancionin për të bërë udhëtimin ë tij të parë apostolik në një vend evropian.

“Do të udhëtoj për në Shqipëri për dy arsye të ndryshme. Së pari sepse ata kanë qenë në gjendje të formojnë një qeveri – ishin në gjendje të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar me muslimanë, ortodoks, dhe katolikë, me një qeveri ndërfetare që i ndihmon shumë dhe është e balancuar. Kjo është pozitive dhe në harmoni. Prezenca e Papës ka si synim që t’u përcjellë njerëzve në mbarë botën, se është e mundur të punohet së bashku. E ndjeva atë si ndihmë të vërtetë për ata njerëz fisnikë ”- tha Papa Françesku për Radio Vatikanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat