Do martohet të dielën, Apeli nuk ndryshon masën e arrestit për të akuzuarin për vjedhjen e BSH

Shqipëria

Do martohet të dielën, Apeli nuk ndryshon masën e arrestit për të akuzuarin për vjedhjen e BSH

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 18:02

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e Shkallës së Parë për dy të akuzuarit e tjerë për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, Emiljano Lamçe dhe Mehdi Molla.

Ndaj këtyre të fundit është lënë në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në sallën e gjyqit, avokati i Lamçes ka kërkuar që gjykata të mos e ndryshojë masën e sigurisë, pasi ky i fundit këtë javë do të martohet.

Për këtë arsye, Gjykata e Apelit nuk ka vendosur që ta ndryshojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat