Ambasadori amerikan në OSBE kundër Rauning

Shqipëria

Ambasadori amerikan në OSBE kundër Rauning

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 17:05

Ambasadori amerikan ne OSBE Danie Baer, ka replikuar me perfaqesuesin e prezences ne Tirane, lidhur me raportin e prezantuar gjate dites se enjte ne Vjene.
-Zgjedhjet e suksesshme parlamentare në Shqipëri në qershor 2012 ishin një shembull i tranzicionit demokratik dhe transparent të pushtetit dhe një meritë e besimit të zgjedhësve shqiptarë- ka thene diplomati I Washingtonit.
Por ajo që ka ndodhur më pas, tha AI, është më pak se e pëlqyeshme për shumëkënd në Shqipëri. Duke ju drejtuar ambasadorit te OSBE-se ne Shqiperi, Rauning tha se Ashtu sic keni identifikuar edhe në raportin tuaj, lufta politike, mungesa e besimit mes blloqeve politike dhe mungesa e vullnetit për konsensus dhe fokusim tek progresi, e kanë pamundësuar Shqipërinë të zbatojë reforma të qëndrueshme- ka nenvizuar Baer.
-Ne tha ambasadori amerikan, jemi dakord me vlerësimin tuaj, se mbështetja e fortë për sundimin e ligjit, si dhe për një dialog të ripërtërirë dhe të konsoliduar mes qeverisë dhe opozitës mbeten cështje thelbësore. Danie Baer thekson, se në këtë drejtim një element kyc, është pranimi pa kushte nga të gjitha palët, i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërise dhe zbatimi i menjëhershëm i tyre.
Dhuna fizike dhe kërcënimet , tha ai, nuk kanë vend në Parlament, dhe ne ju bëjmë thirrje drejtuesve të partive, të mbështesin Kodin e Etikës dhe të riafirmojnë, se nuk do ta tolerojnë këtë sjellje perfundon apelin e tij ambasadori amerikan ne OSBE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat