39 deputetë kërkojnë shkarkimin e nënkryetarit të KLD

Shqipëria

39 deputetë kërkojnë shkarkimin e nënkryetarit të KLD

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 17:02

Një grup prej 39 deputetësh të mazhorancës i kanë paraqitur kryeparlamentarit Ilir Meta një kërkesë për shkarkimin nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa si dhe shkarkimin e anëtarit Lulzim Lelçaj. Lajmi bëhet i ditur nga Kuvendi përmes një njoftimi për shtyp, ku saktësohet se kërkesa i është përcjellë Komisionit për Çështjet Ligjore me qëllim vijimin e procedurave përkatëse parlamentare. Kryeparlamentari Meta ka njoftuar për këtë kërkesë edhe dy të interesuarit Cefa e Lelçaj, saktëson njoftimi i Kuvendit, ku gjithsesi nuk sqarohet me çfarë motivacioni është kërkuar shkarkimi i tyre. I kontaktuar nga ABCneës, n/kryetari i KLD-së Cefa nuk pranoi të prononcohej. “Nuk dua që shkarkimi im i paralajmëruar prej kohësh të tërheqë sadopak vëmendjen nga vizita historike e Papës që na gëzon të gjithë shqiptarët”, shpjegoi Cefa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat