Zgjedhja e Guvernatorit të ri, Arvizu takon Nishanin

Shqipëria

Zgjedhja e Guvernatorit të ri, Arvizu takon Nishanin

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 12:27

Ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim prej 60 minutash me kreun e shtetit Bujar Nishani, në ambientet e Presidencës.

Mësohet se tema e takimit ka qenë zgjedhja e Guvernatorit të ri, të cilën këtë kompetencë e ka presidenti i vendit.

Ndërkohë, ambasadori Arvizu ka shprehur qëndrimin e tij në disa deklarata të mëparshme sa i takon zgjedhjes së Guvernatorit, duke theksuar faktin se ai duhet të jetë jashtë skenës së politikës.

Gjithashtu po gjatë ditës së sotme, Arvizu ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin, për arsye të cilat nuk dihen ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat