Bashkia: Transport falas për meshën e Papës

Shqipëria

Bashkia: Transport falas për meshën e Papës

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:19

Pesë autobusë janë vendosur falas nga Bashkia e Tiranës, për ata persona që nuk kanë mundësi financiare të shkojnë drejt sheshit “Nënë Tereza”, ditën që do të vijë Papa Françesku.

Qytetarët do të mund të udhëtojnë falas në vendin ku do të mbahet mesha ditën e diel, në datë 21 shtator 2014. Bashkia e ka konsideruar një ngjarje të shënuar dhe një privilegj të veçantë vizitën e Atit të Shenjtë.

Ky vendim i marrë nga bashkia për mbarëvajtjen e vizitës, synon ata qytetarë që nuk kanë mundësi ekonomike ose janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, në mënyrë që të mos privohen nga dëshira për të parë dhe dëgjuar meshën dhe bekimin që do të japë Ati i Shenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat